|
Mirësevini tek serveri web i Projektit GNU, www.gnu.org. Projekti GNU zë fill më 1984 me synim zhvillimin e një sistemi operativ të plotë, të ngjashëm me Unix, i cili është "software" i lirë: sistemi GNU. (GNU është shkurtim i "GNU Nuk është Unix"; dhe shqiptohet "g-n-u".) Variante të sistemit operativ GNU, të cilët përdorin bërthamën Linux, janë tashmë të përdorur gjerësisht; edhe pse këtyre sistemeve u referohen shpesh si "Linux", janë të quajtur më drejtë sisteme GNU/Linux. Ky është po ashtu edhe "web site"-i për Free Software Foundation (FSF). FSF është sponsori organizator kryesor i Projektit GNU. FSF merr shumë pak fonde prej korporatash apo fondacionesh huadhënës a dhurues. Mbështetemi në ndihmën prej individësh të ndryshëm si ju të cilët mbështetin misionin e FSF-s për ruajtjen, dhe përhapjen e lirisë së përdorimit, studimit, kopjimit, ndryshimit, dhe rishpërndarjes së programeve të kompjuterave, dhe për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve të "Programeve të Lirë". Vitin e shkuar, mbi 67% e fondeve tona të funksionimit ishin prej dhuruesish individualë. Kjo mbështetje e vazhdueshme është rruga parësore që ne të mundim të vazhdojmë punën tonë. Ju lutem shihni mundësinë e bërjes së një dhurimi sot, të bërët një Anëtar Shok i FSF-s, porositjes së një kopjeje të Free Software, Free Society, dhe/ose inkurajimit të shoqërisë suaj të bëhet një Korporatë Mbrojtëse e FSF-s. FSF-ja mbështet lirinë e fjalës, shtypit, dhe shoqërimit në Internet, të drejtën për përdorim programesh kodimi për ndërlidhje vetiake, dhe të drejtën për të shkruar "software" të papenguar nga monopole privatë. |
Shkurt nga GNUFSF do të mbajë konferencë shtypi rreth Licensës së Përgjithshme Publike dhe SCO versus IBM. Gjykata norvegjeze e apelit mbështeti vendimin që DeCSS nuk është i paligjshëm dhe që Jon Johansen nuk kreu krim duke e botuar atë. Ndryshe nga US and the BE, Norvegjia nuk i është përkulur trysnisë së industrisë "copyright" për të sistemuar teknologjitë dhe për të ndaluar programet e lirë. Por këta do ta vazhdojnë trysninë--ndaj mbështesni Electronic Frontier Norway. Electronic Frontier Norway (EFN) ka krijuar një version Anglisht të faqes së tyre web rreth rastit të Jon Lech Johansen. Për lajme të tjerë, si dhe për gjëra që kanë qenë në këtë ndarje Shkurt nga GNU, shihni Ç'është e Re në dhe rreth Projketit GNU. |
Hidhuni në VeprimQytetarë të SHB: ju lutemi lidhuni me përfaqësuesit tuaj në Kongres për t'ju kundërvënë ligjit HR 3261, i cili do të vendoste një formë të re të drejtash kopjimi që mbulon fakte të cilët i gjeni në një bazë të dhënash. Këtë mund ta bëni në rrugë elektronike (shihni lidhjen e mësipërme), por dërgimi i një mesazhi si letër ka pasojë më të madhe. Në Europë: Vota e Parlamentit Europian kundër patentash mbi "software" nuk është vendimi përfundimtar. Kemi nevojë të vazhdojmë trysninë për të siguruar një fitore përfundimtare në Europë. Ju lutemi bashkohuni me ne dhe ndihmoni. Qytetarë të SHB: Ju lutemi nënshkruani si Peticionin Kundër Pantentash "Software" ashtu edhe Peticionin Anti-DMCA. Ju lutemi vizitoni http://www.eff.org dhe ndihmoni t'i qëndrohet fushatës së shoqërive të medias për vendosje kufizimesh mbi atë çka mund të bëjë kompjuteri juaj. Pjesmarrje afatgjatë: Do të donim këshillat tuaja rreth paketash "free software" që mund të shtoheshin te . Ju lutem shihni atje për paketat tuaja "free software" të parapëlqyera, dhe nëse një prej tyre nuk gjendet, ju lutemi këshillojeni. Ju lutemi na dërgoni me email emrin e paketës dhe URL-në se ku mund të gjendet. Mundet gjithashtu të ndihmoni më tej në skicim zërash me të cilët mund të fillonim. |
Përkthime të kësaj faqeje: |
Ju lutemi dërgoni pyetje dhe kërkesa rreth GNU dhe FSF te
Free Software Foundation Tel: +1-617-542-5942
51 Franklin St, Fifth Floor Faks: +1-617-542-2652
Boston MA 02110-1301 USA E-Mail: gnu@gnu.org
Ju lutemi dërgoni lidhje të prishura ose të tjerë saktësime rreth faqeve web (ose këshillime) te
The GNU Webmasters
webmas